MENU
klinika

“Lufta” brenda PD zhvendoset në gjykatë

Përfaqësuesit e Bashës përplasen me gjyqtarin, shqyrtohet kërkesa e Bardhit

01.11.2023 - 18:49

Konflikti brenda PD është zhvendosur sot në Gjykatën e Tiranës. Sot pritje të shqyrtohej kërkesa e Bashës për të miratuar ndryshimet statutore, por kjo manovër po has pengesa.

Gjykata kërkoi të njihet me kërkesën e depozituar nga Gazment Bardhi me 28 korrik, ku kërkohet të mos njihet Lulzim Basha në krye të PD. Për këtë arsye seanca u shty për në 3 nëntor, ora 9.

Por nuk kanë mugur edhe debate pasi përfaqësuesit e Bashës i kanë kërkuar llogari gjyqtarit se mbi ç’bazë ka legjitimuar përfaqësuesit e Berishës dhe Bardhit që të jenë palë në këtë proces. “Kërkojmë dokumentacionin e paraqitur në këtë gjykim nga pala e legjitimuar”, tha Indrit Sefa.

Ndërsa Marash Logu i “Rithemelimit” tha: “Ligjshmëria dhe kushtetushmëria e këtij gjykimi cenon një tjetër gjykim dhe një tjetër padi në gjykatë, e bërë nga Këshilli Kombëtar i PD, i bërë në korrik, 2023, afërsisht dy muaj përpara se pala kërkuese të kërkonte regjistrimin e ndryshimeve statutore. Këshilli Kombëtar ka kërkuar të mos legjitimohet në krye të PD, Lulzim Basha. Në këto kushte, duke qenë përballë një kërkese për të cilën është ngritur padi, atëherë do jemi përballë dy gjykimeve që përplasin njëra tjetrën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga tonet e ashpra, te përplasjet fizike mes deputetëve të opozitës dhe PS

Opozita bllokoi seancën! Ç’ndodhi në Kuvend