05.11.2023 - 12:00
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump reagoi në lidhje me konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ku mijëra njerëz tashmë kanë humbur jetën nga të dyja anët.
Njësoj si për luftën në Ukrainë, Trump u shpreh se nëse do të kishte qenë ai president i SHBA, Hamasi nuk do ta kishte sulmuar kurrë Izraelin.
Këtë gjë, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë e lidh me faktin që gjatë presidencën së tij ai e kishte gjunjëzuar Iranin dhe luftuar terrorizmin.
Një deklaratë të ngjashme, Trump e bëri dhe kur nisi konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës, kur tha se po të kishte ai drejtimin e vendit, presidenti Putin nuk “do e kishte bërë këtë gabim”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Ambasadorja e SHBA në OKB
‘Amerika s’ka ndryshuar qëndrim për Kosovën’
Kina i hap krahët Evropës
”Muaji i mjaltit” me Amerikën mbaroi…
Senatorët janë pro gjykimit, ndërsa ish-presidenti kërkon shfajësim
‘Gjyqi ndaj Trump është kushtetues’
Me ardhjen e administratës së re në SHBA