MENU
klinika

Vijon zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit

Prej 20 orësh “luftë” me flakët; tymi mbulon Elbasanin

07.11.2023 - 10:31

Vijon për të ditën dytë zjarri në pikën e grumbullimit të skrapit në fabrikën “Kurum”. Zjarri shpërtheu ditën e djeshme, më 6 nëntor, në pikën e grmbullimit të skrapit në ish-Metalurgjikun e Elbasanit.

Flakët përfshinë ambientet e jashtme të fabrikës së “Kurum” dhe fatmirësisht pa të lënduar.

Blutë, zjarrfikësja dhe punëtorët e kompanisë “Kurum” punuan për zhvendosjen e mbetjeve dhe izolimin e flakëve. Megjithatë, situata paraqitet e rënduar edhe mëngjesin e ditës së sotme.

Shkak për flakët dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike e lëshuar nga një bateri dhe më pas zjarri u përhap pas shpërthimit të një bombole gazi. Ndërkohë, zjarrfikësit po punojnë prej më shumë se 20 orësh për shuarjen e flakëve.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan