MENU
klinika

”Të marrin pushime të paguara!"

Propozimi i Erion Braçes: Grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit menstrual

14.11.2023 - 11:46

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit.

Gjatë fjalës në komisionin ku po diskutohej buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Braçe u shpreh se ato duhet të marrin raport dhe të bëjnë pushime të paguara nga buxheti i shtetit.

“Po e konsiderojnë sëmundje, nuk kushton shumë, të përfshihet në iniciativat e ministrisë”, u shpreh ai.

Braçe gjithashtu se edhe pecetat higjienike që përdorin gratë dhe vajzat gjatë ciklit të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

“A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit, si periudhë sëmundjeje dhe e paguar. Raport i paguar nga buxheti i shtetit sepse realisht po e konsiderojnë sëmundje lart e poshtë.

Nuk kushton shumë dhe duhet kalkuluar, të përfshihet në iniciativat e ministrisë. E dyta, a ka mundësi që higjienën sanitare të grave dhe vajzave për ciklin ta përjashtojmë nga tatimi mbi vlerën e shtuar sepse nuk kushton asgjë buxhetit të shtetit.

S’po kërkoj që ta paguajë qeveria, por minimumi të përjashtohet nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Nga kaq shumë gra që kemi në qeveri do të gjejmë mirëkuptimin tek ministri i financave që ta bëjmë këtë gjë për të ndihmuar sa më shumë gratë e vajzat në këtë vend”, tha Erion Braçe.