MENU
klinika

Arsyet

Pse edhe pak verë e kuqe jep dhimbje koke?

22.11.2023 - 11:25

Studiuesit thonë se mund të kenë zbuluar pse disa njerëz kanë dhimbje koke pas vetëm një gote të vogël verë të kuqe, efekt që nuk u ndodh me asnjë lloj alkooli tjetër.

Ekipi i The University of California thotë se kjo ndodh për shkak të një përbërësi në rrushin e kuq që mund të prishë mënyrën sesi trupi e përthith alkoolin. Ky përbërës është një antioksidant i njohur si kuercetinë. Rrushi i kuq prodhon më shumë kuercetinë kur është i ekspozuar ndaj diellit.

“Variantet e lira të rrushit rriten në hardhi me tenda të mëdha dhe me shumë gjethe, kështu që ato nuk marrin aq shumë diell,” tha profesor Andrew Waterhouse për BBC News. “Ndërsa rrushi i cilësisë së lartë është nga kulturat më të vogla me më pak gjethe dhe mund të konsumohet më mirë,” vijon ai.

Zakonisht, verërat e lira shkaktojnë dhimbje më të madhe koke, kështu që të kuptuarit e disa prej përbërësve që shtohen qëllimisht për të rritur vlerën ushqyese në produkte të ndryshme të përdorur në prodhimin e verërave të kuqe, mund të jetë diçka e dobishme.

Disa studiues kanë treguar se shkaku mund të jenë konservuesit që përdoren për të zgjatur afatin e ruajtjes dhe për të mbajtur verën të freskët. Një tjetër fajtor i mundshëm është histamina (përbërje kimike), një element më i zakonshëm në verën e kuqe sesa të bardhën. Histamina mund të zgjerojë enët e gjakut në trup, gjë që mund të shkaktojë dhimbje koke.