MENU
klinika

Interes për degën e zbulimit dhe nxjerrjes

Sektori i naftës tërheq nxënësit e Fierit

14.11.2023 - 11:48

Ndër programet profesionale, dega që lidhet me sektorin e zbulimit dhe nxjerrjes së naftës është më e lakmuara në shkollën e mesme profesionale “Petro Sota” në Fier.

Këtë program qeveria e ka cilësuar prioritet duke ofruar edhe mbështetje financiare për nxënësit.

Të rinjtë që e kanë zgjedhur kanë pritshmëri të larta për punësimin dhe të ardhmen e tyre.

Po aq të kërkuara janë edhe degët e tjera si teknologji informacioni apo mekanika.

Drejtuesja e gjimnazit profesonal tregon se këtë vit shkolla ka pasur numër të lartë nxënësish të regjistruar.

Edhe pse viti shkollor ka nisur, deri në fund të muajt dhjetor nxënësit që kanë nisur gjimnazin mund të transferohen dhe regjistrohen pranë shkollës profesionale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN