Dita e Pavarësisë së Shqipërisë është festuar në mbarë botën. Kjo festë ka ngjyrosur kuq e zi edhe kryeqendrën më të famshme botërore Time Square në New York.
Flamuri kuqezi dhe urimi për pavarësi vërshoi në ekranet gjigante në sheshin e New Yourk-ut duke ngjallur entuziazëm tek shqiptarët, por edhe kureshtje tek të huajit.
I pranishëm në Times Square ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati i cili preku nga afër këtë ndjenjë krenarie.
“Nuk ka ndjenjë më të bukur sesa të shikosh të valëvitet flamuri shqiptar në zemër të Amerikës. Sot ka qenë një shesh i flamurit shqiptar. Është fantastike dhe më vjen mirë të përshëndes komunitetin shqiptar, një komunitet që ia ka dalë mbanë dhe është integruar këtu në Amerikë. Gëzuar të gjithëve Ditën e Flamurit”, tha ambasadori Bushati.
Ndërkohë ditën e djeshme, në ditën e pavarësisë ambasadori, Ervin Bushati u nderuar me titullin “Qytetar nderi i Bronx -it”.