MENU
klinika

Sot edhe dy ndeshje të tjera në Superligë

Shumë zhurmë për asgjë, Kukësi dhe Dinamo barazojnë 0-0!

05.11.2023 - 16:51

Superliga shqiptare është në javën e 12-të. Këtë të diel do zhvillohen tre ndeshje, teksa gjithçka nisi në 13:30 me barazimin 0-0 të Kukësit dhe Dinamos. Në 17:00 marrin jetë dy sfidat e tjera, Skënderbeu – Tirana dhe Teuta – Laçi. Dje, Egnatia fitoi 0-1 me Erzenin.

Në “Kukës Arena”, vendasit e Kukësit barazuan 0-0 me Dinamon, sfidë e javës së 12-të në Superligë. Në një atmosferë të “akullt” për shkak të shumë pak tifozëve në stadium, të dyja skuadrat nuk mundën të shfrytëzonin rastet e krijuara. Dinamo gjeti golin me Zabërgjën, por vijërojtësi e anulloi për pozicion jashtë lojë, vendim i rregulllt prej tej. Te Kukësi rastin më të mirë të ndeshjes e kishte Reçi, që me kokë goditi sipër traut të portës. Kështu, Kukësi me 14 pikë shkon në vendin e katërt, teksa Dinamo për momentin lë vendin e fundit për Teutën dhe me 12 pikë renditet në pozicionin e nëntë.

Superliga – java e 12-të:

E shtunë

17:00 Erzeni 0-1 Egnatia

E diel

13:30 Kukësi 0-0 Dinamo

17:00 Teuta – Laçi

17:00 Skënderbeu – Tirana

E hënë

18:00 Partizani – Vllaznia