Prokuroria e Posaçme i komunikon akuzën Safet Gjicit. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për korrupsion pasiv. Të njëjtën vepër, SPAK i ka komunikuar edhe Alma Kaçit.
Ish kryebashkiaku i Kukësit, u arrestua më 24 qershor me urdhër të SPAK. Safet Gjicit i janë vënë prangat në një lokal në afërsi të banesës së tij pranë vilave gjermane në Tiranë, Ai akuzohet për korrupsionit pasiv. Ajo u ndalua në orët e vona të mbrëmjes së asaj dite, duke iu komunikuar masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’.
Hetimi ndaj Gjicit nisi në 16 qershor, menjëherë pasi në media u publikua një video ku shfaqet në zyrën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë. Fillimisht ndaj tij nisi hetimi për akuzën e shpërdorimit të detyrës ndërsa pas publikimit të pjesës së dytë të videos ku Alma.K shfaqej teksa i kërkonte Gjicit një tender për shoqatën e saj të qenve, SPAK ka nisur hetimet për korrupsion.
SPAK dyshon se Safet Gjici ka favorizuar Alma.K duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projektin për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.