MENU
klinika

Tensionet në Kuvend

Spiropali mesazh demokratëve: Kthehuni në Kuvend dhe…

01.11.2023 - 21:20

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar ashpër pas skenave që ndodhën sot në Kuvend. Opozita bllokoi komisionet dhe mazhoranca u detyrua të prezantonte buxhetin on-line.

Sipas Spiropalit, nuk ka lidhje PS me hallet e Berishës, duke shtuar se iku ajo kohë kur politika diktonte drejtësinë.

Sot, në shkelje të plotë të çdo ligji, rregulli dhe kodi, duke nëpërkëmbur detyrën dhe përdhosur misionin kushtetues, disa deputetë të opozitës, kanë dhunuar institucionet e Kuvendit duke dashur të pengojnë prezantimin e Buxhetit 2024 në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisione Parlamentare.

Të nderuar kolegë dhe kolege: nuk j’ua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh.

Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni!

Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj”, thekson Spiropali.