Babai i këngëtares së njohur Taylor Swift, Scott Kingsley Swift, së fundmi është parë duke shijuar “Eras Tour” së bashku me të dashurin e ri të vajzës së tij, Travis Kelce.
Më fotot e siguruara nga DailyMail duket qartë që dyshja kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin.
It’s the Chiefs lanyard for me 🥹❤️ @tkelce @taylorswift13 pic.twitter.com/yTo9uoMdo3
— Travis Kelce Fan Page (@traviskelce_fan) November 12, 2023
Fansat e Philadelphia Eagles nuk ishin të lumtur kur panë Taylor duke veshur fanellën e Chiefs që kur ajo filloi të të takohej për herë të parë me Kelce.
Ajo, ashtu si babai i saj, mendohej se ishte fanse e Eagles për shkak se ishte vendase e Pensilvanisë, por është e vështirë të mos “tundohesh” për Chiefs, veçanërisht tani që Taylor është në një lidhje me një yll të Kansas City.
Në një video që po bën xhiron e rrjetit Travis dhe Scott shihen duke biseduar së bashku, ndërsa shijojnë edhe muzikën. Ata po qeshnin po qeshnin me njëri-tjetrin dhe dukeshin se po kalonin një kohë të shkëlqyer.
Nga ana tjetër në një tjetër video Travisi përshëndet të dashurën teksa bëri me duar një zemër.
Sapo mbaroi koncertin këngëtarja vrapoi për për në krahët e të dashurit të saj, i cili mesa duket po priste me padurim yllin e popit në fund të skenës