MENU
klinika

Refuzon kërkesën e vendeve arabe

Tel Aviv nuk ndal ofensivën

05.11.2023 - 18:53

38 persona u vranë natës e së shtunës nga bombardimet izraelite në kampin e refugjatëve ne Magazi. Autoritetet palestineze bëjnë të ditur se numri total i të vrarëve nga këto bombardime kap shifrën e mbi 9800 personave.

Këto janë pamjet ku ushtria izraelite me tanke hyn brenda në Gaza, ndërsa shfaqen ndërtesat e bombarduara. Izraeli ka bërë të ditur se forcat e saj tokësore, ajrore dhe detare kanë goditur më shumë se 2 mijë e 500 objektiva terroriste që nga fillimi i operacioneve të saj tokësore në Gaza.

Tel Avivi ka refuzuar kërkesën për një armëpushim. Kërkesa së fundmi si nevojë urgjente iu bë prezente edhe sekretarit amerikan Entoni Blinken nga ministrat e Jashtëm të vendeve arabe.

Por kjo kërkesë kontestohet edhe nga vetë SHBA, e cilëson këtë si mundësi që Hamasi të riorganizohet. Për Uashingtonin, prioritet duhet të ketë krijimi i korridoreve të përkohshme humanitare.

Thirrjet për armëpushim erdhën edhe nga protestues pro-palestinezë, të cilët ditën e shtunë organizuan protesta në qytete në mbarë botën, duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës gati një mujore.