01.11.2023 - 12:54
Termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ.
Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit, tha botuesi.
Drejtori menaxhues i Collins, Alex Beecroft tha se termi AI (Inteligjenca Artitificiale) ka qenë “kulmi i bisedës së vitit 2023”.
“Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shpejt po aq i përhapur dhe i ngulitur në jetën tonë sa emaili, transmetimi ose çdo teknologji tjetër dikur futuriste, tani e përditshme”, deklaroi ai.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Nga përkthyesit tek analistët financiarë
10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale
/Ish-CEO i Google frikëson me deklaratën e tij
“Inteligjenca artificiale do të përdoret për të vrarë njerëz në të ardhmen…”
Ekspertja e Oksfordit tregon se sa janë shanset
“Skenari Terminator” nga inteligjenca artificiale?
Forcat digjitale