MENU
klinika

Përdorimi është katërfishuar!

Termi AI më i kërkuari për këtë vit në Fjalorin Collins

01.11.2023 - 12:54

Termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ.

Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit, tha botuesi.

Drejtori menaxhues i Collins, Alex Beecroft tha se termi AI (Inteligjenca Artitificiale) ka qenë “kulmi i bisedës së vitit 2023”.

“Ne e dimë se AI ka qenë një fokus i madh këtë vit në mënyrën se si është zhvilluar dhe është bërë shpejt po aq i përhapur dhe i ngulitur në jetën tonë sa emaili, transmetimi ose çdo teknologji tjetër dikur futuriste, tani e përditshme”, deklaroi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga përkthyesit tek analistët financiarë

10 punët që mund të zhduken nga inteligjenca artificiale

Ekspertja e Oksfordit tregon se sa janë shanset

“Skenari Terminator” nga inteligjenca artificiale?