MENU
klinika

“Po militarizohet Parlamenti”

Tritan Shehu: Beteja jonë, për të rivendosur demokracinë

02.11.2023 - 19:25

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se beteja që po bëhet në parlament nga opozita është për të rivendosur demokracinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se parimet duhen mbrojtur me çdo kusht si dhe nuk duhet lejuar militarizimi i parlamentit.

Kjo protestë që ka nisur është për të rivendosur demokracinë në parlament, për të rivendosur të drejtat e deputetit në parlament, pra që deputeti të jetë sovran në parlament, ashtu siç e ka zgjedhur qytetari deputetin. Është një betejë për ca parime të mëdha të demokracisë.

Në mbledhjen e grupit parlamentar që ne patëm pas Kuvendit u tha se së paku njëri nga anëtarët e gardës kishte armë. Kjo u tha nga kolegë të cilët kishin identifikuar praninë e armës te një nga gardistët, që është absolutisht shkelje e çdo parimi, çdo rregulloreje, do të thotë militarizim i parlamentit”, u shpreh Shehu.