MENU
klinika

Ja kush e zëvendëson

Vetëm 8 muaj në krye të IKMT-së, shkarkohet Agim Ismaili!

16.11.2023 - 18:00

Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Agim Ismaili është shkarkuar nga ky post vetëm 8 muaj pasi mori detyrën, mëson Report Tv.

Në krye të IKMT në vend të tij, do të emërohet Ervin Hoxha, i cili deri më sot ka drejtuar Shërbimin e Provës, drejtori në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.Ismaili u emërua në krye të IKMT-së në vend të Dallëndyshe Bicit, pasi kjo e fundit mori drejtimin e Kadastrës, pas shkarkimit të Artan Lames.

Më parë Ismaili ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku do të mbahet mend për implementimin e sistemit 41 bis. Ai gjithashtu ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve, si dhe postin e nëndrejtorit të pastrimit të Parave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dallëndyshe Bici mori drejtimin e Kadastrës

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili emërohet në krye të IKMT

“Do të vemë bombën kudo që të jesh”

Kërcënohet drejtori i burgjeve Agim Ismaili