MENU
klinika

Ju si mendoni?

A është Gemini i Google “më i zgjuar” se ChatGPT i OpenAl?

10.12.2023 - 12:33

Prezantimi i modelit të ri të Inteligjencës Artificiale (Al), Geminit nga Google, erdhi me pretendimet se ishte shumë më superior se ChatGPT-4 i OpenAl.

Gemini debutoi më 6 dhjetor dhe gjendet në tre versione, Ultra, Pro, dhe Nano.

Në debutimin e tij, Google prezantoi disa teste të ndryshme, me të cilat e krahasoi atë me GPT-4.

Edhe pse thuhet se Gemini e tejkalon me kapacitet GPT-4 në fushën e matematikës së avancuar dhe kodimit të specializuar, pretendimet për epërsinë e tij janë vënë në pikëpyetje.

Shumë prej përdoruesve të të dy modeleve kanë ndarë përvojat e veta në platformën X, duke bërë me dije se ndihen të “mashtruar” nga Google.

Kjo për faktin se shpesh Gemini refuzon të përgjigjet, sidomos në pyetjet politike që i shtrohen.

Ane Moss, një nga përdorueset e rregullta të Al, tha se për momentin do t’i mbetet besnike GPT-4 pasi ishte “zhgënjyer” me Gemini-n.

Ndryshe, Google planifikon të shpërndajë më gjerësisht modelin e vet të Inteligjencës Artificiale për publikun në fillim të vitit 2024.