MENU
klinika

“Elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë”

Apeli i ministrit Balla: Policia do të rrisë vigjilencën gjatë festave

10.12.2023 - 15:07

Ndërkohë që kemi hyrë në atmosferën e festave të fundvitit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se policia do të rrisë vigjilencën, pasi elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit.

Ministri i referohet edhe aksioneve te fundit, ku thote se policia ka arrestuar autorin e një grabitje në Tiranë dhe ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush.

“Policia e Shtetit do të rrisë vigjilencën gjatë festave të fundvitit, ndërsa elementë të caktuar kriminalë tentojnë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të vitit për veprimtaritë e tyre kriminale kundër pronës dhe personit.

Policia e Shtetit ka arrestuar autorin e një grabitje në Tiranë dhe ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar një tjetër në fshatin Prush.

Gjatë natës së mbrëmshme policia dhe prokuroria kanë avancuar drejt identifikimit dhe arrestimit të personave të përfshirë në këtë ngjarje”, thuhet në reagimin e Ballës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Balla takim me strukturat e Policisë në Fier

“Policia nuk duhet të qarkullojë në lagje vetem për gjoba”

Kush janë djemtë që po djegin Francën?

“Ata jetojnë këtu, por ëndërrojnë Magrebin”

Ministri Balla me strukturat në Gjirokastër

“Kur ligjet shkelen nga efektivët, pasojat janë shumëfish…”