Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ish-kryeministër i vendit, tha se dialogu Prishtinë-Beograd ka vdekur.
Në një prononcim për A2 CNN, ai parashikon që gjate vitit të ardhshëm Kosova dhe Serbia do të flasin në Bruksel vetëm për zbatimin e marrëveshjes për normalizim.
“Me këtë marrëveshje që është arrit në Bruksel dhe më andej në Ohër në Kosovë është vendos një status quo e re, që e ka ngrirë situatën pa njohje reciproke. Pa e paragjykuar statusin final të Kosovës se kështu thotë në preambulën e marrëveshjes së Brukselit. E plotë e plotë probleme të tjera që ka ajo marrëveshje. Është bërë e qartë prej aleatëve se tani Kosova do të gjykohet në bazë të veprimeve që ndërmerr, që dalin nga kjo marrëveshje dhe aneksi i saj. Pra 2024 nuk ka dialog, ka diskutime për zbatimin e kësaj marrëveshje. Në të ardhmen shohim e bëjmë.”