MENU
klinika

Rusia shton sulmet ndaj Ukrainës

Biden apel Kongresit për miratimin e ndihmave për Kievin: Putin duhet të ndalet!

29.12.2023 - 21:33

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden i ka bërë sërish thirrje Kongresit të premten të dërgojë më shumë ndihma në Ukrainë pasi Rusia nisi një sulm ajror masiv ditën e sotme.

Forcat e Putinit goditën gjashtë qytete të mëdha dhe fshatrat përreth me 122 raketa dhe dhjetëra dronë në sulmin ajror më intensiv dhe brutal që nga fillimi i pushtimit të Putinit 22 muaj më parë.

Të paktën 144 persona u plagosën dhe një numër i pacaktuar ende mbetën nën rrënoja gjatë sulmit rreth 18 orësh, thanë zyrtarët ukrainas.

Biden reagoi duke i bërë apel Kongresit për të kaluar paketën e tij të ndihmës prej 61 miliardë dollarësh drejt Kievit.

“Raketat thuhet se goditën një maternitet, një qendër tregtare dhe zona të banuara duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë. Është një kujtesë e ashpër për botën se pas gati dy vjetësh të kësaj lufte shkatërruese, objektivi i Putinit mbetet i pandryshuar. Ai kërkon të fshijë Ukrainën dhe të nënshtrojë popullin e saj. Ai duhet të ndalet”, tha Biden.