MENU
klinika

Gaz Paja ndahet nga bashkëshortja?

Çfarë ndodhi me martesën e çiftit 4 vite pas dasmës së tyre

24.12.2023 - 10:20

Të gjithë u habitën teksa panë Gaz Pajën të martohej në një dasëm shumë të veçantë, pasi prej shumë vitesh e kishim parë vetëm. Menjëherë ai dhe Ira, u bënë një nga dyshet më të këndshme që ndeshnim në rrjetet sociale.

Shpejt familjes iu bashkua dhe djali i çiftit, duke përmbushur kështu tablonë e familjes së lumtur. Por pas 4 vitesh, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe jo për mirë. Aktori i njohur i humorit duket se po kalon një krizë në marrëdhënien e tij.

Detajet e para për një ndarje të mundshme nga partnerja u panë në premierën e filmit “5 herë Jo”, ku Gazi u shfaq i vetëm në event. Ndonëse prej vitesh e kishim parë nën shoqërinë e Irës, këtë herë ai u fotografuar i vetëm.

Por si për të përforcuar edhe më shumë zërat për këtë ndarje, Ira nuk e ndjek aktorin as në rrjetet sociale. Prej kohësh në rrjet kanë munguar edhe postimet e tyre së bashku, duke na plotësuar kështu të gjitha detajet e një ndarjeje.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me këtë dyshe, pasi si Gazi ashtu edhe Ira, kanë preferuar që ta jetojnë raportin e tyre sa më larg mediave, duke mos folur kurrë për raportet mes tyre.

Të rralla kanë qenë rastet kur Gazi ka nxjerrë në pah anën e tij romantike gjatë marrëdhënies me Irën. Një nga rastet ishte edhe ditëlindja e bashkëshortes së tij.

“Gëzuar zemra ime! Ira Seferi siç e ke zemrën ashtu u bëftë!”, ka shkruar Gaz Paja, krah tufës së madhe me lule që i kishte dhuruar. Në verën e 2019, Gazi dhe Ira organizuan dasmën e tyre, që padyshim ishte ndër më luksozet në vend.

Të ftuarit morën ftesat e babait të njohur, Luftar Paja, dhe nënës së tij, ku mbi 300 miqtë e përzgjedhur i ftonin të merrnin pjesë në dasmën e djalit të tyre me bionden shumë simpatike, një vajzë e panjohur në publik.

Ishte partnerja e tij Ira që postoi në “Instagram” disa albume me foto nga festa e beqarisë në bregdet, ndërsa Gazi preferoi ta “ngrinte “Instagram”-in disa ditë para dasmës, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të cilin duhet ruajtur privatësia.

Aktori i njohur i spektaklit të humorit “Portokalli”, vendosi t’i jepte fund beqarisë në moshën 41- vjeçare.

Deri në atë moment Gazi ishte munduar që lidhjen e tij ta mbante larg syrit të mediave, por kjo vajzë që ai e përkufizoi si “e bukura e dheut”, ia mori mendjen për t’u bërë gruaja e tij. Për miqtë e tij, ky ishte një lajm i madh, duke qenë se për një artist sqimatar si Gaz Paja nuk ishte e thjeshtë që të bindej për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tij.

Që shoqërohej me një vajzë të bukur kjo gjë dihej, por që e kishte shumë seriozisht lidhjen me të u zbulua në dasmën e mikut të tij Bes Kallaku, ku ai u shfaq i shoqëruar me partneren e zemrës në atë ceremoni.

Ndërsa i ftuar në “Wake Up”, ai për herë të parë pranoi që ishte në një lidhje dashurie. Kur sapo u bë publik lajmi se aktori Gaz Paja u shpreh se për momentin po jetonte lidhjen, por martesa nuk ishte ende në planet e tyre, nuk vonoi shumë dhe Paja u martua.

Kështu brenda 12 muajve gjërat ndryshuan me shpejtësi, pasi ai vendosi të shkonte në altar me Ira Seferin, biondja e panjohur në publik.

Ai e kishte gjetur njeriun e zemrës, madje u shpreh se ajo e bën të ndihet shumë, shumë mirë. Megjithatë, pas 4 vitesh, diçka ka ndryshuar mes këtij çifti, dhe sot ne nuk e dimë nëse mes tyre bëhet fjalë për një ndarje, apo një krizë në këtë marrëdhënie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ira, një festë beqarie para dasme

Drejt fundit beqaria e Gaz Pajës

'Si mund ta jepni kështu lajmin e bukur?'

Bashkëshortja e Gaz Pajës flet për shtatzaninë

Çajupi në gjurm' të Gjolekës

“O Labëri sa të dua/ Pyjet e kodrat e tua”