MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë tregon për shëndetin rënia e vetullave?

14.12.2023 - 15:08

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë tregon për shëndetin rënia e vetullave?

Mjeku: Ekspertët thonë se rrallimi i vetullave janë një shenjë që tregon se mund të keni probleme me gjëndrat tiroide.

Është mirë të bëni një ndryshim të dietës suaj e të merrni disa suplemente për të parandaluar që ky shqetësim të kthehet në një problem mjekësor.
Sipas ekspertëve, për të parandaluar rënien e vetullave, duhet të hani më pak ushqime që ndikojnë në funksionimin jo të mirë të gjëndrave tiroide, si lakra, lakra jeshile, patatet e ëmbla, kikirikët dhe prodhimet e sojës.

Këto ushqime mund të konsumohen nëse gatuhen mirë dhe hahen në mënyrë të moderuar, vetëm se nuk duhen ngrënë të gjalla.

Ndërkaq, ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje edhe të mos konsumoni alkool dhe sheqer sepse ato shkaktojnë mbistimulim të gjëndrave tiroide.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.