MENU
klinika

Tragjike

Greqi, shqiptari vret veten me armë pas sherrit me ish-gruan

19.12.2023 - 13:00

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi ku një shqiptar i ka dhënë fund jetës me armë pas një debati me ish-gruan e tij me të cilën sapo ishte divorcuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Kalo Nero të Greqisë. Sipas asaj që është bërë e ditur 50-vjeçari, me armë në dorë ka shkuar në një arë ku punonin bashkëshortja e tij dhe fëmijët e tyre së bashku me punëtorë të tjerë.

Aty, pas një debati të ashpër me ish-gruan, dyshohet se ka qëlluar një herë në ajër dhe më pas, teksa fëmijët e tij kanë tentuar ta qetësojnë, dyshohet se ka qëlluar veten duke i dhënë fund jetës.

Policia po heton rreth ngjarjes në fjalë.