Ky version i sistemit operativ përmban disa përmirësime të aplikacioneve si AirDrop, Weather, Camera, dhe Apple Music si dhe përditësime madhore sigurie.
Këto janë disa prej veçorive të reja që mund të prisni nga debutimi i iOS 17.2
iOS 17.2 Contact Key Verification
Një prej veçorive më të spikatura që po vjen në iOS 17.2 është Contact Key Verification në iMessage. I synuan si një ndihmesë përballë problemit në rritje të përgjimeve, funksionaliteti i ri i sigurisë së iPhone parandalon hakerët të dëgjojnë apo lexojnë bisedat në iMessage nëse kanë arritur të thyejnë serverët cloud.
Pasi të keni përditësuar në iOS 17.2 de aktivizuar Contact Key Verification, do të merrni një njoftim nëse dikush mund të përgjojë bisedat.
Gjithashtu mund të përdorni Contact Key Verification për të konfirmuar nëse po flisni me personin e synuar.
Contact Key Verification mund të aksesohet duke shkuar në Settings > Your Name > Contact Key Verification.
iOS 17.2 rregullime problemesh dhe përditësime sigurie
Pak njerëz kanë raportuar probleme me iOS 17 dhe ndërsa konsiderohet si efekt anësor me softuerët në iPhone e rinj, këto probleme mund të jenë irrituese.
Me iOS 17.2 pritet që Apple të ketë përfshirë rregullime problemesh, siç është problemi me Wi-Fi që është akoma ekzistent.
Ndërkaq iOS 17.2 duhet të sjellë edhe përditësime sigurie për iPhone.
Aplikacioni Journal në iOS 17.2
Versioni më i fundit i sistemit operativ sjell aplikacionin e shumëpritur Journal ku mund të mbani informacionet tuaja të çmuara duke ruajtur të dhënat tuaja private.
Aplikacioni mund të kyçet me Face ID ose Touch ID ndërsa me iCloud Sync siguroheni që të dhënat janë enkriptuar dhe nuk lexohen nga të tjerë.
iOS 17.2 mund të mbërrijë brenda pak ditësh ndërsa njoftimi për përditësimin mund të shfaqet nga momenti në moment në iPhone tuaj.