MENU
klinika

Zbardhen detaje të reja

Jo vetëm masakra me 3 gra të vrara, Dan Hutra dyshohet se është i përfshirë edhe në disa ngjarje të tjera të rënda

14.12.2023 - 16:40

Përveç ngjarjes së rëndë të marsit 2023 ku vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, Dan Hutra rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera të rënda, si vrasje.

Gazetari Igli Çelmeta ka mësuar se Hutra është marrë në pyetje nga një grup prokurorësh dhe oficerë të OPGJ të Policisë së Tiranës, por nuk ka qenë bashkëpunues me policinë dhe nuk ka pranuar përfshirjen e tij.

Dan Hutra është një person me rekorde të pafundme kriminale në familje, teksa në vitin 2007 ai rezulton se kishte vrarë me thikë, bashkëshorten e tij të parë, ngjarje e ndodhur në Kukës.

Ndërkohë në muajin mars të 2023 ekzekutoi në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30 vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lihet në burg autori i masakrave në Tiranë

“A je penduar?”, ja si reagon Dan Hutra pas kafazit prej xhami

Pas ekzekutimit të motrës dhe kunatës së ish-bashkëjetueses

Dan Hutra dyshohet të jetë autor edhe i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë

“Nuk kishte lidhje me Etleva Kurtin”

Gazetarja Lala tregon bisedën me vëllain e 31-vjeçares