MENU
klinika

“Po jua marr votat që tani”

Këngëtari i njohur konfirmon pjesëmarrjen në “Big Brother VIP 3″ në mes të sheshit në Tiranë

30.12.2023 - 15:15

Këngëtari i njohur kosovar, Bardhi, ka konfirmuar se do jetë një prej konkurrentëve të “Big Brother VIP” 3.

Gjatë performancës së tij në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Bardhi tregoj se do jetë pjesë e këtë edicioni në BBV, ndërsa u tha fansave të tij që po jua kërkon votat që tani.

“Do këndoj një këngë që ju më keni bërë të njihem në Shqipëri, dhe dua t’ju kallëzoj diçka, jam pjesë e “Big Brother VIP” 3. Kështu që e shfrytëzova rastin më jua marr votat që tani”, tha ai gjatë koncertit.