MENU
klinika

Përplasja Rusi-Serbi

Moska kërcënon Vuçiçin: As mos e ço ndërmend të na vendosësh sanksione, do kthehesh në skllav

27.12.2023 - 21:45

Moska ka paralajmëruar Beogradin se do të ketë pasoja nëse vendos sanksione….

Rusia ka lëshuar një mesazh shumë të fortë paralajmërues për Beogradin. Vuçiç po mundohet të luajë me dy porta, por Moska nuk duhet ta çojë nëpër mend t’i vendosë sanksione.

Në një konferencë për mediat, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Moskë, Maria Zaharova e bëri të qartë se nëse Serbia pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë, do të kthehej në një shtet skllav. Po ashtu e paralajmëroi se nuk do të ketë as ndihma.

“Nëse Serbia do të kishte pranuar të vendoste sanksione ndaj Rusisë, tani do të ishte një shtet skllav, i privuar nga ndihma e dhënë nga Rusia, përfshirë atë në sektorin e energjisë. Në këmbim, ajo do të merrte vetëm kërkesa të reja nga Perëndimi, por pa asnjë ndihmë. Kjo është shumë e rëndësishme për t’u kuptuar. Shumë të rinj në Serbi nuk kanë kujtime të dhimbshme nga bombardimet e Jugosllavisë, pasi nuk i mbijetuan atyre dhe nuk mund ta kuptojnë atë situatë.

Ata kanë lindur në një kohë tjetër dhe mund të mësojnë për të vetëm përmes librave dhe historisë… Ata duhet të kuptojnë se Perëndimi tani po i gënjen duke u dhënë premtime që nuk do të përmbushen, përveç kësaj, ata bëjnë vetëm kërkesa dhe i kthejnë në skllevër”, deklaroi diplomatja ruse.

Po ashtu, gjatë konferencës për shtyp, Zaharova akuzoi Perëndimin se po tenton te rrëzojë presidentin serb Aleksandër Vuçiç nga pushteti me të njëjtin skenar të përdorur në Ukrainë në vitin 2014.

“Përpjekjet e Perëndimit kolektiv për të ndezur situatën në vend, duke përdorur teknikat e ‘grusht-shtetit të stilit Maidan’ janë të dukshme. Reagimi i vetëm i mundshëm është t’i përmbahemi gërmës dhe frymës së Kushtetutës së vendit dhe të respektojmë zgjedhjen e popullit serb, i cili votoi për interesat kombëtare të vendit të tij”, shtoi ajo.

Serbia është përfshirë nga protesta të shumta dhe Moska i ka dalë në mbështetje Vuçiçit. Opozita pretendon se janë vjedhur votat dhe çdo natë ka pasur protesta masive në Beograd.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN