MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

Padurimi për t’u arrestuar…

20.12.2023 - 17:47

Berisha nuk ka zbatuar kurrë vendime gjykate. Ai kurrë nuk ka vajtur, apo kurrë nuk ka qenë nën hetim për shkelje dhe vepra penale. Kurrë nuk ka qenë në dyert e gjykatave si i akuzuar. Por sot ndryshon puna. Duke mos vajtur tek OPGJ-ja, Berisha mezi pret arrestimin. Kërkon të bëhet “Hero i demokracisë dhe Martir i regjimit Rama”. Duket sikur po e pergatit vehten të shpallet “i persekutuar politik i regjimit”. Dhe kjo nuk duhet harruar.

Ndoshta mban parasysh Fatos Nanon, kur ai e dënoi për “ndihmat humanitare”. Por situata sot është krejt ndryshe. Berisha akuzohet për shkelje të rënda ligjore, abuzime dhe lloj-lloj shkeljesh të tjera që lidhen me vitet e shkuara kur kishte pushtetin.

Mjafton të dëgjosh se si akuzon kundërshtarin politik, dhe shpik “afera korruptive dhe vjedhje të shekullit”, mjafton të dëgjosh si akuzon prokurorët dhe gjyqtaret, dhe deklaron se “nuk do ti njoh vendimet e tyre” për tu bindur se ai mezi pret të arrestohet. Viktimizimi i ish-pushtetarëve mbetet në modë sot, dhe jo vetëm në Shqiperi. Ata kur hetohen, dënohen dhe u merret pasuria e pamerituar, dalin dhe deklarojnë se janë “viktima, janë të persekutuar politikë të regjimit, janë viktima të sulmeve politike” etj. Pra, SPAK-u, ndoshta do ti duhet të bëjë lëvizje të matura (jo të stepet) për të mos i lënë shteg ish-kryeministrit dhe ish-presidentit të viktimizohet politikisht. Kjo për faktin sepse, askush nuk beson sot se Edi Rama do të merret me një “ish” për të fituar kredo politike dhe elektorale.

Nuk ka nevojë Edi Rama (që është në kulmin e sukseseve) të merret me një “non-grata” që rikthimin në politike dhe në krye të grupimit tij partiak, e kujton si “rruga drejt marrjes së pushtetit”. Padurimi i Berishës për tu arrestuar, qoftë edhe 1 ditë të vetme, mbetet skenari dhe hileja e tij për tu shpallur “hero dhe martir i regjimit”. Ndërkohë që, lënia e tij në vetminë politike dhe ndërkombëtare, lënia e tij mes një grushti mbështetësish që e thërrasin akoma “O Sali o hero”, si dhe kufizimi për të mos qenë i pranishëm në Parlament, mbeten mënyrat e vetme për ti humbur shansin të viktimizohet.

Në demokraci (ndryshe nga diktaturat) karriera e çdo politikani mbyllet kur humb mbështetjen e bazës, mbështetjen ndërkombëtare, apo dhe akuzohet për vepra penale. Kush nuk e kupton dhe bën të kundërtën, është i destinuar të ketë gjithmon një fund të turpshëm.

I vetmi “hap pozivit” që Berisha ka bërë përgjatë karierës tij politike, ishte tërheqja në 2013, pas humbjes spektakolare përballë Edi Ramës. Por duket se nuk i rezistoi tundimit, dhe koshienca e thirri sërish, duke mos e ditur se po bënte hapin fatal drejt rrënimit të gjithçkaje që lidhej me të shkuarën dhe të ardhmen e tij politike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN