MENU
klinika

Duhet t'i dini!

Përfitimet shëndetësore të çajit me mente

15.12.2023 - 11:53

Çaji me mente nuk njihet vetëm për vetitë e tij qetësuese por edhe për një sërë vlerash për organizmin tuaj.

Ndihmon me tretjen
Gjethet e mentes janë të pasura me antioksidantë dhe fitoushqyes, që i vijnë në ndihmë stomakut dhe përmirësojnë tretjen.

Por efektin më të madh e ka vaji i mentes, i cili është më i përqendruar se çaji.

Disa prova kanë treguar se vaji mund të ofrojë lehtësim për pacientët me sindromën e zorrës së irrituar.

Në rast se po mendoni të përdorni vaj ose çaj mente, për të trajtuar ndonjë problem shëndetësor, drejtohuni fillimisht tek mjeku juaj për të garantuar nëse është i përshtatshëm për ju.

Freskon natyralisht gojën
I famshmëm për shkak të aromës dhe shijes së tij të pastër e të mrekullueshme, çaji i mentes mund të ndihmojë në eleminim e erës së keqe në gojë.

Ai ka ka veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në eleminimin e mikrobeve që shkaktojnë sëmundjen e pllakave dhe mishit të dhëmbëve.

Nuk përmban kafeinë
Ndërkohë që shumë njerëz e konsumojë këtë lloj çaji pasi e pëlqejnë shijen e tij, shumë mendojnë se është një mundësi e jashtëzakonshme për të zëvendësuar pijet me kafeinë.

Mbajtja larg e kafeinës, veçanërisht në mbrëmje, mund të ndihmojë me problemet me gjumin ose me tensionin.

Stimulon mendjen
Aroma e çajit të mentes stimulon trurin tuaj, duke ju bërë më vigjilent, një qasje krejtësisht e këndshme për të rritur përqendrimin tuaj.

Ka veti antibakteriale dhe antivirale
Çaji me mente mendohet se ka veti kritike antivirale dhe antibakteriale, duke ndihmuar kështu imunitetin e trupit tuaj.

Lehtëson Dhimbjet E Kokës
Mentoli mund të jetë një zgjidhje e sigurt dhe tërheqëse për të trajtuar dhimbjet e kokës.

Gjithashtu ju mund të provoni të aplikoni vaj esencial menteje në zonën e tëmthit dhe vetullave, në rast kur keni dhimbje koke.

Pastron sinuset
Mentoli, mund të ndihmojë në luftimin e problemeve të sinuseve.

Prandaj ndësa konsumoni çajin me mente, sigurohuni që po thithni edhe avullin që lëshon çaji i nxehtë.