MENU
klinika

Flasin dermatologët

Pse dimri është koha më e mirë për të provuar një peeling kimik për fytyrën

19.12.2023 - 07:03

Rënia e temperaturave dhe si pasojë ulja e numrit të aktiviteteve në natyrë e bën stinën e dimrit kohën ideale për të bërë një peeling kimik.

Sipas dermatologes Michelle Henry, “gjatë muajve më të ftohtë, rreziku i ekspozimit të tepërt ndaj rrezeve UV pas një peeling është shumë më i ulët”. Një trajtim kozmetik i avancuar, si peeling kimik përfshin përdorimin e produkteve që përmbajnë sasi të përqendruara të acideve eksfoliuese dhe përbërësve aktivë që lejojnë lëkurën të heqë shtresat e sipërme, duke eliminuar kështu njollat dhe duke nxitur prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Kjo lloj formule e bën lëkurën jashtëzakonisht të ndjeshme ndaj ekspozimit të diellit dhe nxehtësisë, për pasojë lëkura mund të dëmtohet më lehtë. “Procedura peeling është një zgjidhje efektive për të pasur lëkurë më të lëmuar, si edhe dhe për të luftuar çdo defekt të lëkurës,” thotë Henry.

Acidet e përdorura në trajtimet estetike gjenden edhe në produkte të ndryshme për kujdesin e lëkurës që mund të përdoren në shtëpi, gjatë rutinës së mbrëmjes. I konsideruar si hapi i tretë i rutinës koreane, eksfolimi me produkte kimike zakonisht përfshin përdorimin e tre përbërësve: acidin salicilik, acidi glikolik dhe acidi glukuronik (në varësi të llojit të lëkurës).

Përdorimi i këtyre produkteve, një ose dy herë në javë, është ideal për ata që kërkojnë rigjenerim të shpejtë të qelizave sipërfaqësore të lëkurës.