MENU
klinika

Punëtori u dëmtua gjatë orarit të punës

Elbasan/ Arrestohet drejtuesi teknik i firmës së hidrokarbureve

05.12.2023 - 15:19

Drejtuesi teknik i firmës së hidrokarbureve ku u aksidentua mbrëmjen e djeshme punëtori 45 vjeçar F.M, është arrestuar nga policia e Elbasanit ditën e sotme.

Mësohet se në pranga ka rënë F.P, me detyrë drejtues teknik në firmën e hidrokarbureve në të cilën ishte punësuar shtetasi F. M, i cili mbeti i plagosur pas rrëzimit nga një strukturë metalike.

Aktualisht 45 vjeçari është ende nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I riu humbi kontrollin e makinës dhe...

Akident i rëndë në Elbasan, policia jep detajet


Romeo Kara 'shpërthen' ashpër: I duket vetja i paprekshëm

“SPAK ta kishte kapur Metën dhe bandën e tij prej veshësh…”

Balluku: Nuk do të ketë funksion fitimprurës!

“Shkrihet” AlbControl, krijohet një ent i ri