MENU
klinika

“Shaka seksiste”

Juliana Nura hedh akuza të forta ndaj Ilir Shaqirit

07.12.2023 - 07:54

Së fundmi të ftuar në emisionin “Pardon My French” ishin çifti i njohur i spektaklit të kërcimit Juliana Nura dhe Dion Gjinika. Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar.

Në Fan Club, kujtojmë se Juliana u shpreh se ishte e shokuar kur juria vendosi se ishte ajo që duhej të largohej atë mbrëmje. Sipas saj ishte diçka që nuk e priste dhe nuk e meritonte.

Tani që kanë kaluar disa ditë, Juliana gjatë intervistës u pyet nëse nëse është penduar për deklaratat e saj, mirëpo ish-konkurrentja e përforcoi atë që ka shprehur më herët duke shtuar se nuk i pëlqejnë aspak shakatë seksiste të Ilirit në emision.

“Unë jam një person që kur e flas diçka i rri mbrapa dhe nuk e them pa patur baza. Ashtu e them edhe tani, Iliri është shumë njeri negativ dhe nuk më pëlqen fare me ‘sex jokes’ që bën ai.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Motra e saj më ofendoi, ajo m’i kapi flokët…"

Juliana Nura tregon detaje nga konflikti me Dafina Zeqirin