MENU
klinika

33-vjetori i PD

Spiropali ironizon festat e ndara të Bashës dhe Berishës: Si sallone çaji, ku kujtojnë kohët e vjetra!

11.12.2023 - 23:05

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali i cilësoi organizimet e Bashës dhe Berishës në kuadër të 33 vjetorit të themelimit të PD-së si sallone çaji ku pjesëmarrësit kujtojnë kohët e vjetra.

E ftuar në studion e emisionit “Kontrast” në Report Tv, Spiropali tha se PD lindi si forcë politike që shpejt u përvetësua nga Berisha. Duke komentuar takimet e organizuara, Spiropali i cilësoi si faza finale e përvetësimit të PD.

“PD lindi si shpresë e shqiptarëve për të ndryshuar dhe për të patur garë politike në vend. Afroi rreth vetes njerëz që besonin tek ndryshimi. Ngjizi një forcë politike që shpejt u përvetësua. Ne po shohim në fazën finale të përvetësimit. Ngushtimin e qëllimit dhe arsyes pse PD ekziston, për një familje. Këtu flas për të dy sallat. Sepse edhe Luli ishte një “djalë politik” i Berishës, në sallën tjetër është Berisha me familjen e tij biologjike”, tha Spiropali.

Ministrja shtoi se takimet e organizuara dukeshin si sallone çaji ku të pranishmit nuk kanë çfarë t’i thonë njëri-tjetrit përveçse të kujtojnë kohët e kaluara kur partia funksiononte.

“Të dyja sallat duken si sallone çaji ku njerëzit nuk kanë se çfarë i thonë njëri tjetrit përveçse vijnë e hanë dy kikirikë e kujtojnë kohët kur ishin një parti që funksiononte. Këtu duhet të ndodhë shkëputja e atyre personave që janë profesionistë të vërtetë dhe kanë se çfarë japin, por sot e kanë gojën të mbyllur. Nuk mendojnë se mund të hyjnë në ndonjë garë se gara është e mbyllur”, u shpreh ajo.

"E ëma e Kastriotit shkoi në Greqi një javë më parë, sa vajti ajo…"

Misteri rreth vrasjes së Alba Cenkos! Flasin fqinjët e çiftit

Pritet të zbardhen skemat dhe krimet e bandave kriminale, mes tyre dhe shqiptarë

Përgjimet në “Sky ECC”/ EUROPOL i dorëzon Greqisë 4500 dosje!

Kreu i PD-së: Do të jetë dita e mosbindjes civile më të fuqishme!

Sali Berisha zbulon datën e protestës së radhës!