MENU
klinika

Si mund të pengojë anëtarësimin e saj në BE

Viktor Orban, “gjemb” në këmbën e Ukrainës…

02.12.2023 - 10:01

Kryeministri hungarez Viktor Orban rregullisht e shtyn BE-në drejt humnerës, dhe diplomatët tani kanë frikë se armiqësia e tij ndaj Ukrainës do ta shtyjë bllokun në humnerën përfundimtare.

Një samit duhet të mbahet në mes të dhjetorit, ku liderët e BE-së duhet të marrin një vendim historik për pranimin e Ukrainës dhe të vulosin marrëveshjen kyçe të buxhetit dhe t’i hedhin Kievit “një litar shpëtimi”50 miliardë euro.

Ai takim duhet t’i dërgojë një mesazh SHBA-së se pavarësisht nga shpërqendrimi politik i luftës në Lindjen e Mesme BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj Ukrainës.

Por këto plane mund të prishen nga Viktor Orban, një njeri që mban lidhje të ngushta me presidentin rus Putin dhe për të cilin shumë besojnë se po minon demokracinë dhe sundimin e ligjit edhe në Hungari.

Ai kërkon që i gjithë procesi të ndalet derisa udhëheqësit të bien dakord për një rishikim të përgjithshëm të mbështetjes së BE-së për Kievin. Kjo është një shqetësim i madh për liderët e BE-së.

Edhe pse Hungaria përfaqëson vetëm dy përqind të popullsisë së BE-së, Orban mund të mbajë peng të gjithë Bashkimin.

Ai ka qenë kundërshtari më i zëshëm i sanksioneve kundër Rusisë që nga aneksimi i Krimesë nga Putin në 2014. Një diplomat i lartë i BE-së paralajmëroi se ky mund të jetë një nga Këshillat Evropianë më të vështirë. Teorikisht, ekziston një mundësi për të përjashtuar Hungarinë nga vendimet politike të BE-së, por vendet besojnë se kjo do të çonte në përçarje dhe ndarje brenda BE-së.

Tani për tani, duket se liderët evropianë po përpiqen të arrijnë një kompromis, shkruan Politico. Brukseli teorikisht mund të nisë të ashtuquajturat Procedurat e nenit 7.