MENU
klinika

Pistat e hetimit për ekzekutimin e Gëzim Sinomataj!

Atentati me snajper dyshohet se u krye nga brenda një BMW-je!

09.01.2024 - 11:43

Dyshohet se atentati me snajper ndaj 23-vjeçarit, Gëzim Sinomataj është bërë nga mjeti tip BMW ku udhëtonin autorët e krimit mafioz që tronditi vendin të dielën (7 Janar).

Kjo është një nga pistat e hetimit nisur nga lëvizjet e shumta të automjetit pak minuta përpara kryerjes së krimit.

Makina e vjedhur është vënë re duke lëvizur shpesh në zonën në lagjjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, deri në eleminimin e shënjestrës së tyre në ballkonin e katit të tretë të banesës ku i riu po qëndronte pasi ishte kthyer për festa nga Belgjika.

Ndërkohë 48 orë pas ngjarjes, policia e Vlorës ende s’ka asnjë gjurmë të autorëve të mundshëm, ndërsa ka pasur kontrolle në banesa, si edhe vende se ku fshihen persona të skeduar në krimin e organizuar që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu janë marrë në pyetje persona të botës së krimit në lidhje me ngjarjen, por se kanë mohuar përfshirjen në vrasjen e të riut dhe janë lënë të lirë.

Po ashtu kanë nisur hetimet në lidhje me Oshee nëse ndërprerja e dritave është e qëllimshme apo është bërë për shkak defekti.

Ekzeutimi i Gëzim Sinomtajt dyshohet me pagesë nga persona të mirë përgatitur, ndërsa nuk janë gjendur as gëzhoja dhe as arma e krimit.

Në vrasjene 23-vjeçarit mendohet të jetë përdorur edhe silenciator. Ndërkohë BMW-ja është djegur në pjesën e pasme, por megjithatë nuk është gjetur asnjë provë që mund t’i çojë drejt autorëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shoqërohen 15 familjarë të viktimës

23-vjeçari u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës

Dyshohet se u qëllua me snajper në banesën e tij

Detaje nga vrasja e të riut me armë zjarri në Vlorë