MENU
klinika

"Në Kosovë janë kryer krime lufte"

Avokati serb i jep goditjen e fortë presidentit Vuçiç

22.01.2024 - 14:17

Vazhdojnë të shtohen zërat në Serbi që pranojnë dhe dënojnë krimet e luftës të kryera nga regjimi i Millosheviçit në Kosovë.

Avokati i njohur serb, Sead Spahoviç thotë se “Raçaku është një krim i pastër lufte. Është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të përbashkëta të ushtrisë dhe policisë në terrenin stërvitor, dhe ata njerëz që u vranë, për mendimin tim, janë viktima të një krimi lufte”.

Avokati serb Sead Spahoviç duke folur për Dnevnik TV Nova iu referua dokumenteve të Tribunalit të Hagës, duke theksuar se ishte e vetmja gjykatë që gjykoi mbi Raçakun.

“Edhe gjykata vërtetoi këtë gjë: Se më 15 mëngjes në orën 6, ushtria jugosllave, dhe jo policia, bombardoi atë fshat, Reçakun. Se bombardimi zgjati dy orë dhe se u përdorën tanke – gjuajtje me top nga tanket dhe të ashtuquajturat pragje, këto janë armë kundërajrore. Ajo që sapo thashë – askush në Serbi, në asnjë televizion apo në asnjë gazetë, nuk e ka thënë kurrë këtë. Dhe këtë e ka përcaktuar gjykata e Hagës, e vetmja gjykatë që e ka gjykuar dhe është e shkruar në vendimin e gjykatës”, tha Spahoviç.

Ai tha se “asnjë i pafajshëm nuk është dënuar ndonjëherë në Tribunalin e Hagës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Media amerikane shpërthen ndaj presidentit serb

“Deri kur do të tolerohet diktatori Aleksandër Vuçiç?”