MENU
klinika

Vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona

Balla: Policia, ARRSH dhe njësitë lokale në gatishmëri!

20.01.2024 - 12:47

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar nga reshjet në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, ai u shpreh se policia, ARRSH dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve.

“Reshjet e shumta të dëborës po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit. Policia e Shtetit Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”, shkruan Balla.