MENU
klinika

“Një ‘spiun’ më pak”

Diskutimet me dyer të mbyllura , tre deputetë të PD braktisin mbledhjen e grupit parlamentar

24.01.2024 - 21:23

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputeti Tritan Shehu ka shprehur shqetësimin për rrjedhjen e diskutimeve të tyre në media. Në bisedën e zbardhur nga gazetari Osman Stafa, disa deputetë të tjerë largohen nga mbledhja.

Diskutimet:

Tritan Shehu: Pse dalin diskutimet nga kjo mbledhje. Është e palejushme dhe e paparanueshme që na dalin fjalët. Ne duhet të kemi një deklaratë të ashpër si grup për të mbrojtur liderin e opozitës, Sali Berishën.

Helidon Bushati: Tritan unë po çohem që mos kem asnjë peng, që ta dish që sta kam nxjërrë unë. Pra po pastrohem. (Ikën nga mbledhja)

Agron Gjekmarkaj: Po iki edhe unë Tritan, një spiun më pak këtu, që unë të mos akuzohem.

Dash Sula: Edhe unë po iki Tritan.

(Tre deputetët largohen nga mbledhja)