MENU
klinika

“Më goditi me…”

Emina Çunmulaj përfundon në spital. Çfarë i ndodhi modeles?

10.01.2024 - 13:51

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj ka përfunduar në spital për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore.

Ajo ka postuar në InstaStory një video nga spitali, përmes së cilës ka treguar se vajza e saj 5 vjeçare e ka goditur me gju në pjesën e poshtme të kurrizit, duke i shkaktuar një spazmë të muskujve.

“Ka qenë një natë shumë e vështirë. Siç mund ta shihni edhe nga sytë mi pasi nuk kam mundur të fle. Dje në mbrëmje, vajza ime Mia, vrapoi sipër meje ndërkohë që unë isha ulur dhe më goditi në pjesën e poshtme të kurrizit.

Kam qenë në një dhimbje të tmerrshme dhe akoma jam. Kur jam shtrirë ndihem më mirë por kur filloj të lëviz dhimbja përkeqësohet. Dhimbja ka qenë e papërshkrueshme.

Më vjen të qesh se nëse do më kishte thënë dikush që një 5-vjeçare mund të të bënte për spital, do i kisha thënë ke luajtur mendsh. Mirë se edhe kjo kaloi. Më e bukura është se jam duke u plakur se të ma kishte futur para 10 viteve, nuk do kisha asgjë”, tha Emina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zgjedh fjalët më të ëmbla për bashkëshortin

Emina Çunmulaj publikon foto nga dasma në përvjetorin e 5-të

"Të gjithë së bashku në vota për listën shqiptare"

Emina Çunmulaj kthehet në Mal të Zi për të votuar