MENU
klinika

Nuk e donin për dhëndër

Familja greke pagoi 2500 euro për të eleminuar shqiptarin

05.01.2024 - 23:01

Vrasja tragjike e një shqiptari në vitin 2014 në Greqi, është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut.

Bëhet fjalë për një shqiptar 43-vjeçar, i cili është vrarë nga një shteas çeçen, me urdhër të vjehërrit të tij në Veria. Teksa nuk bëhet i ditur emri i shqiptarit, mediat greke raportojnë se ai kishte shkuar në Greqi nga Shipëria me bahskëshorten dhe dy fëmijët e tyre të mitur. Pasi jetuan për pak kohë së bashku, çifti u divorcua, teksa babai mbajti fëmijët.

Duke jetuar në Greqi, shqiptari u njoh me një 30-vjeçare greke, me të cilën u dashurua dhe u martua. Megjithatë, familja e vajzës nuk ishte dakord për martesën e tyre, pasi e konsideronte shqiptarin të varfër, e po ahstu mosha e tij përbënte problem pasi ai ishte 13 vjet më i madh se vajza, e për më shumë kishte dy fëmijë. Megjithatë, vajza nuk pranoi të ndahej.

Kjo bëri që babai i saj, të paguante një 48-vjeçar çeçen, 2500 euro, duke i kërkuar të eleminonte shqiptarin. Raportohet se ai i dha përshkrim të detajuar për pamjen, aktivitetin dhe gjithça që i duhej për të kryer krimin. Për t’u siguruar që gjithçka do kryej me sukses, vrasi i paguar bashkëpunoi me nipin e tij për ta kryer krimin.

Natën e krimit, ata e vendosën jashtë fshatit dhe ndërsa viktima kalonte me makinën e tij, i bllokuan rrugën duke pretenduar se donin të flisnin me të për punë dhe më pas e bindën të dilte nga makina. Makina e shqiptari mbeti drita ndezur, derën hapur dhe çelësin në ndezës, ndërsa në sediljen e pasagjerit kanë mbetur të gjitha sendet personale, përfshirë celularin.

Shqiptari u fut me forcë në makinën e vrasësve, të cilët e morën atë rreth në një zonë të shkretë 1.5 kilometra jashtë fshatit. Aty e kanë rrahur duke i shkaktuar gërvishtje dhe mavijosje si dhe thyerje të dhëmbëve dhe më pas e kanë mbytur me litar duke i marrë jetën. Pastaj hapën një gropë, i hoqën rrobat përveç të brendshmeve që kufoma të dekompozohej më shpejt dhe e varrosën.

Pas zhdukjes së tij nisën menjëherë hetimet nga policia. Kamerat identifikuan autorët, të cilët tentuan pa sukses të krijonin një alibi, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes kanë qenë me persona të tjerë, të tretë, se 2500 eurot ishin huazuar etj. Megjithatë, 48-vjeçari është thyer gjatë marrjes në pyetje dhe ka treguar varrin e shqiptarit, jashtë Verias, në vendin e e quajtur Patrida.

48-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm, ashtu si vjehrri i viktimës dhe nipi 37-vjeçar i autorit.

Çeçeni apeloi në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që dënimi i tij të anulohej duke përmendur mungesën e arsyetimit dhe arsye të tjera procedurale. Juristët e Departamentit të 5-të Penal i hodhën poshtë si të pabaza dhe të paqarta të gjitha pretendimet e tij, duke vërtetuar vendimin e apelit.