MENU
klinika

Kujdes!

Fëmijët që shikojnë video në 1 mijë ditët e para të jetës, mund të pësojnë vonesë në zhvillim

11.01.2024 - 14:41

Sipas të dhënave të mbledhura nga studiues në Kolegjin Universitar të Mjekësisë në Philadelphia dhe botuar në Jama Pediatrics, fëmijët nën dy vjeç që ekspozohen shpesh dhe për një kohë të gjatë, përpara videove kanë një probabilitet më të madh të zhvillojnë sjellje shqisore atipike.

Bëhet fjalë për sjellje të tilla si mosinteresimi për aktivitete të ndryshme apo kërkimi i stimulimit më të fortë, si për shembull në tinguj apo drita më të forta.

Po edhe nën këta stimuj, koha e reagimit është gjithsesi më e ngadaltë.

Sipas studimit, ekspozimi ndaj videove ka efekte mbi zhvillimin e aftësisë së tyre të përpunimit sensorial.

Pra, ndaj mënyrës për të reaguar kur dëgjon, shikon, prek dhe shijon.

Alberto Villani, pediatër, thotë:

“Ne jetojmë në një kohë veçanërisht komplekse dhe për këtë arsye, studimi është një kontribut i mëtejshëm, i ri dhe i rëndësishëm që riafirmon nevojën urgjente për t’i dhënë rëndësinë e duhur dhe madje themelore fazave të para të jetës. Në 1000 ditët e para fëmija “blen” aftësitë motorike, gjuhësore dhe kërkon vëmendje dhe përkushtim.