MENU
klinika

Mësoni këtu më tepër!

Google prezanton opsionin “Circle to Search”

21.01.2024 - 12:46

Google ka prezantuar një mënyrë të re kërkimi për telefonat Android, të quajtur “Circle to Search”.

Ky funksion do t’i lejojë përdoruesit të kërkojnë informacione me anë të gjesteve si rrethimi, kryqëzimi, ose trokitja mbi atë që i intereson.

NASA rifiton kontaktin me helikopterin e saj në MarsKoret raciste në drejtim të Maignan, bëjnë që FIFA të reagojë – institucioni më i lartë…Kurti viziton familjen Rugova, së shpejti nisin punimet për restaurimin e rezidencës së…Ziberi: Mu ofrua pozita e kryeministrit, por i kam dhënë fund angazhimit tim politikLamine Yamal nuk ka startuar gati që dy muaj në një ndeshje të ligës – Barcelona ka një…

Siç ka shpjeguar Google, qëllimi i këtij përditësimi është që të bëjë më të natyrshëm ndërveprimin për kërkim në Google.

Për shembull, nëse ju intereson diçka mund ta rrethoni dhe ta kërkoni në atë mënyrë. Google sugjeron që ju mund të rrethoni një palë syze dielli që i mban një personalitet i famshëm, dhe më pas Google automatikisht do të kërkojë informata rreth tyre.

Rezultatet ndryshojnë varësisht prej pyetjes dhe produktit që ju zgjidhni të kërkoni.