MENU
klinika

Kush është “Buzëderri” dhe përfshirja e tij në botën e krimit

I jepet lamtumira e fundit Gëzim Sinomatajt!

09.01.2024 - 12:38

Sokol Sinomataj, ose i njohur ndryshe si “Buzëderri”, ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij, Gëzim Sinomataj, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës në në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës më 7 Janar.

23-vjeçarit do t’i jepet sot lamtumira e fundit dhe ceremonia e varrimit ka nisur rreth orës 11:00.

Prezent është edhe babai i tij Sokol Sinomati, i cili ka marrë lejen e posaçme nga burgu dhe në varrim është shoqëruar nga efektivët.

Qyteti i Vlorës ndërkohë është blinduar nga forcat policore në përpjekje për të garantuar rendin.

Ndërsa policia po ndjek ceremoninë e varrimit nga frika e një atentati që mund të ndodhë sërish në vijim të sagës së hakmarrjes me grupeve kriminale.

Gëzim Sinomataj dyshohet se është është ekzekutuar për llogari të babait të tij, Sokol Buzëderri, anëtar i bandës së Gaxhait, por nuk përjashtohen as prishje të pazareve të drogës.

Xhaxhait të viktimës, Benard Sinomataj, më 4 janar 2022 i vunë tritolin pikërisht në një automjet poshtë ballkonit të shtëpisë ku ndodhi kjo ngjarje.

LEXONI EDHE: Atentati me snajper dyshohet se u krye nga brenda një BMW-je! Zbardhen pistat e hetimit për ekzekutimin e Gëzim Sinomataj! Në pyetje u morën personazhe të botës së krimit, por… Fikja e dritave ende mister

SHËNJESTRA

Gëzim Sinomataj, 23- vjeçari që u ekzekutua me një plumb në kokë në ballkon, mësohet se mbart emrin e xhaxhait të madh të tij. Sipas të dhënave të pakta që vijnë për atë ngjarje, bëhet me dije se Gëzim Sinomataj ishte vrarë në vitin 1997, në atë kohë kur në Vlorë lindën një mori bandash kriminale me prapavija të përcaktuara politike.

Nga sa u mësua më vonë, djemtë e familjes Sinomataj ishin të rreshtuar në krahun e bandës së Gazmend Brakës e për pasojë, në muajin maj të atij viti ata u prishën në marrëveshje me bandën gjakësore të Zani Çaushit.

Pra në asnjë raport policor dhe as gjyqësor nuk gjendet se kush e ka vrarë xhaxhanë e viktimës së datës 7 janar, por në lidhje me ekzekutimet e kryera nga grupi i Gaxhajt e konkretisht i ati i 23-vjeçarit të vrarë dy ditë më parë, janë të dhëna të plota, që nga ekzekutimet e ‘97-s e deri në vitin 2002, ku edhe u arrestua për ekzekutimin e një personi në ambientet e një lokali. Policia e Vlorës bën me dije se edhe xhaxhai tjetër i viktimës është person me precdentë kriminal pasi ka qenë i dënuar në Belgjikë, vend ku qëndrojnë edhe aktualisht.

Madje nga Belgjika kishte mbërritur për të kaluar festat edhe djali i Sokolit, i cili u vra me snajper në ballkon. Ajo që di të thotë policia është vetëm fakti 23- vjeçari është djali i Sokol Sinomatajt i dënuar për vrasje në qershorin e vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë. Në atë shkëmbim zjarri në një kafene, u tha se u plagosen edhe dy kalimtarë të tjerë, një burrë dhe një grua, por emrat e tyre nuk u publikuan ndonjëherë.

26 QERSHOR 2002, VRASJA E ELTON TATO

Sipas dosjes së prokurorisë vrasja e Elton Tatos është kryer në 26 qershor 2002, rreth orës 15:00, në afërsi të lokalit “Zyrih”, në lagjen “Skelë” të qytetit të Vlorës. Në atë ngjarje mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Elton Tato. Armando Sulejmani dhe Sokol Sinomataj për shkak të një konflikti të mëparshëm me Elton Taton dhe Robert Borakun, u tha se iu zunë pritë duke i marrë jetën pikërisht Tatos.

Ata u arrestuan, shkuan në gjykatë dhe u kërkua që Sulejmani të dënohej vetëm për moskallëzim krimi. Ndërkohë që për Sinomatajn u kërkua burg përjetë, për shkak edhe të ngjarjes së parë të ndodhur në vitin 2000 por rekursi në Gjykatën e Lartë në 2014, i dha lirinë të atit të Gëzimit, djalit që u ekzekutua në shtëpinë e tij mbrëmjen e 7 janarit 2024!

REKURSI

Në shkurtin e 2014-s Gjykata e Lartë, me relator Edmond Islamajn vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomataj me pseudonimin “Buzëderri”, të dy ushtarë të bandës së Gaxhait – të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim.

Por duke qenë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sinomataj qëndroi në burg, deri në në 2017-n kur u tha se mori një leje të posaçme, dhe nuk u kthye më në burgun e Peqinit. Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017, ose të paktën kështu pretendon policia.

Menjëherë, sapo doli nga burgu ai mori të vëllanë Bernardin dhe djalin e tij dhe u largua nga Shqipëria dhe u vendosën në Belgjikë. Dy vjet më parë, xhaxhait të viktimës, Bernard Sinomatajt i vendosën tritol në automjetin e parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ndodhi ekzekutimi i të riut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shoqërohen 15 familjarë të viktimës

23-vjeçari u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës

Pistat e hetimit për ekzekutimin e Gëzim Sinomataj!

Atentati me snajper dyshohet se u krye nga brenda një BMW-je!

Dyshohet se u qëllua me snajper në banesën e tij

Detaje nga vrasja e të riut me armë zjarri në Vlorë


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë