MENU
klinika

“The Razzie”

Jennifer Lopez, në listën e aktorëve që kanë luajtur më keq

25.01.2024 - 12:50

Disa prej tyre kanë qenë dikur edhe fitues të çmimeve Oscar, por kjo nuk do të thotë se nuk mund të listohen si aktorët që kanë luajtur më keq.

Michael Douglas, Helen Mirren, Mel Gibson dhe Russell Crowe, u nominuan sërish për interpretimet e tyre, por këtë herë negativisht. Ata u shpallën si pretendentë për çmimet “The Razzie”. Këto çmime bazohen në votat e anëtarëve të Fondacionit Golden Raspberry. Nominimet u shpallën më 22 janar 2024 dhe jepen në datën 9 mars,

Edicionii i 44 i çmimeve “Razzie”, fokusohen te rolet e realizuara më keq në filmat e vitit të kaluar.

Mirren është nominuar për aktoren më të keqe kryesore si Hespera hakmarrëse në “Shazam! Fury of the Gods” dhe Crowe është kandidati për aktorin kryesor më të keq me rolin e tij në “The Pope’s Exorcist”.

Gibson dhe Douglas janë të interesuar për role dytësore në ‘Informator Konfidencial’ dhe ‘Ant-Man and the Wasp: Quantumania’ respektivisht.

Gjithashtu u shfaq filmi prehistorik i sulmit të peshkaqenëve “Meg2: The Trench”, dhe aktorët e Hollivudit Salma Hayek (“Magic Mike’s Last Dance”) dhe Jennifer Lopez (“Mother”) u emëruan të dyja në kategorinë e aktores më të keqe. Këto dy të fundit ishin surprizë për shumë ndjekës.