MENU
klinika

(VIDEO)

Kina do prezantojë robotin konkurrent të Optimus të Tesla-s

09.01.2024 - 12:31

Kompania kineze Kepler, së shpejti pritet të prezantojë robotin Forerunner, të cilin e pozicionon si një konkurrent të Optimus të Tesla-s.

Kepler tha se seria Forerunner demonstron aftësi të avancuara në lëvizjen e trupit, kontrollin e duarve, dhe përceptimin vizual.

Roboti 1,78 centimetra i gjatë, i cili peshon 85 kilogramë, ka aftësi të lëvizë nëpër terrene sfiduese, të shmang pengesat, dhe të manipulojë me shkathtësi objekte me duart e tij.

Gjithashtu, Forerunner përmban sensorë të teknologjisë së lartë, të cilet e lejojnë të kuptojë rrethanën në të cilën ndodhet. Ndër ata sensorë janë një aparat fotografik dhe katër mikrofona.

Shitja e tij planifikohet të nis në gjysmën e dytë të këtij viti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekspertët shprehen të zhgënjyer

Tesla prezanton robotin

Tesla, Apple, Samsung, Audi, BMW, Ford dhe Genesis

Të gjithë në garë për çelësin dixhital

Bën pikërisht atë që do, kur do...

Si Elon Musk solli të ardhmen sot