MENU
klinika

Zbulojeni tani...

Kur është koha më e mirë për t’u peshuar?

26.01.2024 - 19:08

Humbja e peshës nuk është e lehtë. Nëse jeni përkushtuar për të humbur kilogramët e tepërt në mënyrë të shëndetshme, ka të ngjarë që ju është dashur të ndryshoni mënyrën se si hani dhe pini dhe ndoshta po i kushtoni më shumë kohë stërvitjes se më parë. Kur bëni përpjekje, është e natyrshme që të prisni edhe rezultate.

Nëse e peshoni veten rregullisht, mund të keni parë që shifrat luhaten dhe nuk janë fikse gjithmonë. Sipas mjekëve që janë të specializuar në humbjen e peshës, ka arsye pse ndodh kjo, prandaj ata kanë motive për të treguar se kur është momenti më i mirë gjatë ditës për t’u peshuar: Në të njëjtën orë të ditës, thonë mjekët Mert Erogul dhe Neil Floch.

Ekspertët janë në një mendje kur thonë se ju duhet ta peshoni veten në mëngjes sepse në fakt kjo është periudha kur njerëzit priren më pak që të peshohen. Pesha lëviz gjatë ditës për disa arsye. Njëra, për shkak të gjërave që konsumojmë gjatë gjithë ditës, gjë që mund të çojë në kilogramë më të tepërt kundrejt mëngjesit kur jemi me stomak bosh.

Kur zgjoheni në mëngjes, jeni të dehidratuar sepse nuk keni pirë gjatë natës. Më pas, shkoni në tualet. Ky është momenti kur duhet të peshoheni, përpara se të visheni, të konsumoni mëngjesin, pini kafenë dhe të ndiqni të gjithë rutinën e ditës.

Mos harroni, peshorja është vetëm një mjet për t’u përdorur kur doni të shihni progresin e humbjes së peshës. Ajo që është edhe më e rëndësishme është se si ndiheni mendërisht dhe fizikisht. Me pak fjalë, nëse do të përdorni një peshore për të ndjekur rrugëtimin e humbjes së peshës, jini të qëndrueshëm dhe peshoni veten në të njëjtën orë të ditës çdo mëngjes.