Monica Bellucci dhe Vincent Cassel kanë qenë një çift i përsosur që nga viti 1996 deri në vitin 2013. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë, Deva 19 vjeçe dhe Léonie 14 vjeç sot.
Por pas më shumë se pesëmbëdhjetë vjetësh bashkëjetesë Monica Bellucci i tha stop burrit të saj aktor.
Në një intervistë disa vite më parë Monica rrëfeu se arsyeja e ndarjes së tyre ishte distanca.
“Isha unë që e mora vendimin”, thotë Monica Bellucci por nuk e mohon që ka “vuajtur shumë”. “Kur e lë dikë, kjo nuk do të thotë se nuk e do më. Kjo do të thotë se nuk është më e mundur të vazhdosh” u shpreh Bellucci. Ndërkohë që tregon arsyen e këtii divorci: distancën. Vincent po shpenzonte shumë kohë në Brazil, gjë që ndikoi në marrëdhënien e tyre.
“Nëse ajo do kishte nevojë, do përshkoja gjithë
Megjithatë, që atëherë, të dy e kanë ripërtërirë jetën e tyre. Vincent Cassel u dashurua me modelen Tina Kunakey, me të cilën u martua dhe ka një vajzë të quajtur Amazon. Pas ndarjes me të u lidh me një tjetër modele që ngjan shumë me Tinën por quhet Narah Baptista. Ndërsa Monica thuhet po jeton historinë e dashurisë me Tim Burton.
“Nëse ajo do kishte nevojë, do përshkoja gjithë
Por Vincent Cassel dhe Monica Bellucci gjithmonë janë pasur marrëdhënie të mirë edhe pas ndarjes. Para pak kohësh Vincent u shpreh se nëse ish-gruaja e tij do kishte nevojë, ai është gati të përshkonte globin për të.