MENU
klinika

Trump: E kam zgjedhur zëvendësin tim, por…

Kush do të jetë nr. 2 i Shtëpisë së Bardhë në rast fitoreje?

12.01.2024 - 18:16

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar se ai ka vendosur se kush do të jetë zgjedhja e tij si zëvendëspresident nëse ai fiton nominimin republikan këtë vit.

“Unë e di se kush do të jetë,” tha Trump për Fox News edhe pse zgjodhi të mos e zbulonte emrin përfundimtar.

61.3%. Kjo është mbështetja që Trump ka sipas sondazheve për zgjedhjet paraprake republikane, sipas mesatares së FiveThirtyEight, ndërsa pas tij renditen me përkatësisht 12.5%, DeSantis dhe 11.5% Nikki Haley.

Trump nuk e ka trajtuar çështjen e kandidatit gjatë fushatës së tij. Megjithatë, ai tha në një intervistë me NBC në shtator se “i pëlqen koncepti” i një gruaje si zëvendëspresidente, me emrin e guvernatores së Dakotës së Jugut, Kristi Noem, që ka qarkulluar në media.