MENU
klinika

“Kreshnik Hajdari më keq se Gjici”

Maliqi: Kam bërë disa kallëzime për zgjedhjet e Kuçovës

27.01.2024 - 13:14

Ish-kandidati për bashkinë e Kuçovës me “Bashkë Fitojmë” Lefter Maliqi tha se bindjen totale se e ka fituar bashkinë e Kuçovës.

Maliqi u shpreh në një dalje televizive se në zgjedhjet e fundit ka pasur përballë oligarkun Salillari dhe këtë Kreshnik Hajdarin që është më keq se Gjici i Kukësit.

“Në zgjedhjet e fundit isha kandidat në një ndër bashkitë më të majta. Duke qenë me profesion ish drejtues policie, dhe me qenë se objektivi ynë ka qenë mbledhja e provave, unë në Kuçova pata ministrin e rendit përballë. Ajo bashki është e lënë në harresë. Në Shqipëri ndodhi një fenomen i krimit dhe grabitjes së votës. Kam bindjen totale se e kam fituar bashkinë e Kuçovës, se kam humbur me shumë pak vota, rreth 600 vota.

Unë kam pasur përballë oligarkun Salillari dhe këtë Hajdarin që është më keq se Gjici i Kukësit. Ne kemi kapur mat eksponentët e PS-së me vjedhje votash. Kutitë e votimit kanë qenë në një dhomë të fshehtë, ku kam dyshim se janë ndërruar 18 kuti. Prandaj bëra një betejë në KQZ për këto kuti dhe u pa se nuk ishin filmuar këto këtu. Janë gjetur në KAS 1800 votime në grup. Hajdari nuk duhet të ishte kandidat se pse është dënuar në Greqi dhe nuk e kishte deklaruar. Celibashi e mbrojti dhe nuk e njohu vendimin. Kam bërë disa kallëzime me abuzime dhe krime elektorale të Hajdarit dhe oligarkut Salillari. Mbaj përgjegjësi për të gjitha provat që kam sjellë.”-tha Maliqi.