MENU
klinika

“Pasi e lidhëm në shtrat, më kërkoi ta prisja në makinë”

Masakrimi i shqiptares, rrëfehet shoku i partnerit të 41-vjeçares

12.01.2024 - 12:17

Në dosjen hetimore për vrasjen makabre të 41-vjeçares shqiptare Gjeorgjia Murati përshkruhet me detaje rrëfimin i shokut të partnerit të saj. 34-vjeçari ka rrëfyer për policinë greke se çfarë ka ndodhur para dhe pas vrasjes brutale të gruas shtatzënë.

Siç thuhet në dokumentet përkatëse, 34-vjeçari ka pohuar në polici se më 1 janar, rreth orës 15:50, partneri i Gjeorgjisë e ka telefonuar dhe i ka kërkuar që të shkonte në shtëpinë e tij në orën 20:00, por të mos merrte celularin me vete.

Kur u takuan, Akis, partneri i viktimës, i kërkoi që ta ndihmonte për të realizuar një plan për “rrëmbimin” e Gjeorgjisë për t’i zhvatur para prindërve të saj, ndërsa i përshkroi se si do ta vendosnin në jetë idenë e tij.

Sipas 34-vjeçarit, Akis i tha se do të merrte Gjeorgjinë nga puna dhe kur të dy ktheheshin në banesën e tij, ai do të duhet ta sulmonte 41-vjeçaren, ta kapte nga pas dhe t’i mbyllte gojën që ajo të mos bërtiste.

Më pas, do ta dërgonin në dhomën e gjumit dhe do ta prangosnin. Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se Akis i ka treguar një thikë me dorezë të verdhë dhe i ka kërkuar që ta përdorte për të kërcënuar partneren e tij.

Pasi të kishin inskenuar rrëmbimin e saj, duke u inskenuar si grabitës, në mëngjes do të shkonin në shtëpinë e prindërve të Gjeorgjisë dhe do t’i merrnin një shumë prej 7000-8000 euro. Më pas do të ktheheshin në banesën e Akis dhe do të lironin 41-vjeçaren, ku do të pretendonin se i kishin grabitur.

Siç deklaroi i pandehuri, plani hyri në fuqi rreth orës 21:00 të natës së Vitit të Ri, kur partneri i 41-vjeçares u largua nga shtëpia për të marrë gruan nga puna, ndërsa ai mbeti në shtëpi.

Dritat e apartamentit u fikën dhe grilat u mbyllën. Sipas 34-vjeçarit, 41-vjeçarja dhe partneri i saj janë kthyer nga ora 22.50 deri në 23.10, ndërsa vetë po priste i fshehur në sallon.

Kur Gjeorgjia ka hyrë në banesë, 34-vjeçari tregoi se e ka sulmuar nga pas dhe e ka neutralizuar duke i vendosur dorën e majtë në gojë, ndërsa me të djathtën i ka vënë në fyt thikën që mbante.

Më pas e ka futur me forcë në dhomën e gjumit ku partneri i saj pasi fiku dritat e prangosi dhe i mbylli gojën e sytë.

Sipas tij, pasi e lidhën në krevat, Akis i ka marrë thikën nga dora dhe i ka bërë shenjë që të largohej nga banesa dhe të shkonte në makinën e tij.

Pas rreth 10 minutash, partneri i Gjeorgjisë ka zbritur në katin e poshtëm dhe i ka kërkuar të ngjitej në banesë për ta ndihmuar.

Kur 34-vjeçari e pyeti se çfarë ndodhi, Akis i tha se “Georgjia ka vdekur” dhe në momentin që është ngjitur në banesë, ka parë 41-vjeçaren të shtrirë në shtrat në një pellg gjaku.

Ai dhe partneri i saj nisën përpjekjet për të zhukur gjurmët dhe provat e krimit duke e transportuar trupin e gruas me makinë në një zonë katër kilometra larg. Njëkohësisht kanë pastruar vendin ku ka ndodhur vrasja dhe provat i kanë hedhur në vende të ndryshme.

Veç kësaj, bie në sy se në përpjekje për të mashtruar autoritetet, pasi partneri i Gjeorgjisë dyshohet se i ka dërguar një mesazh nënës së saj nga celulari 41-vjeçares të nesërmen në mëngjes.

Në mesazh thuhej konkretisht: “Ej mami, mirëmëngjes. Nuk do vij tani ne mengjes se e kam ne pritje dhe do shkoj direkt ne pune logjikisht. Nuk i thashë gjë Akisit, ai e di që do të kthehem në shtëpi. Shihemi më vonë, tani kam punë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


41-vjeçarja u godit disa herë me thikë kuzhine

Vrasja e shqiptares/ Çfarë tregon ekspertiza mjeko-ligjore

U vra më thikë dhe trupin ia hodhën

Detaje tronditëse nga vrasja e 41-vjeçares shtatzënë